Ristani: Qytetarët po vdesin nga varfëria, Rama shkon në Firence për fundjavë

Shqipëria

Ristani: Qytetarët po vdesin nga varfëria, Rama shkon në Firence për fundjavë

Më: 27 janar 2017 Në ora: 21:59
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani

Një ditë më parë në një emision televiziv, ministri Arben Ahmetaj foli për rritjen e numrit të të punësuarve në vendin tonë, ndërkohë që e vërteta qëndron krejt ndryshe. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka ironizuar kryeministrin rama dhe anëtarët e qeverisë.

Ristani shkruan në facebook, se në një kohë që ministrat e qeverisë Rama deklarojnë për rritje të ekonomisë, shqiptarët po vdesin çdo ditë nga kushtet e vështira në të cilat jetojnë.

Statusi i Ristanit:

Pasi i hapi 300 mijë vende pune, dje në Top Story (sipas Arben Ahmetaj), sot ikën për fundjavë në Firence.

Nuk ka pse shqetësohet se një kryefamiljar i dha fund jetës se nuk paguante dot energjinë, një femijë i vogël vdiq nga i ftohti pasi bashkë me familjen jetonte në kushte tejet të vështira, apo se një person humbi jetën sot në Tropojë duke u munduar të nxjerrë bukën e femijëve. Sot shqetësimi i vetem i Edi Ramës është luksi i tij dhe miqve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat