Filozofi hebre: Shqipëria bëri një gjë të jashtëzakonshme për hebrenjtë gjatë Holokaustit

Shqipëria

Filozofi hebre: Shqipëria bëri një gjë të jashtëzakonshme për hebrenjtë gjatë Holokaustit

Më: 27 janar 2017 Në ora: 21:34
Steven T. Katz

Në kuadër të ditës botërore të përkujtimit të Holokaustit profesori dhe filozofi amerikan me origjinë hebreje Steven T. Katz mbajti një leksion të hapur në Universitetin Europian të Tiranës. Tema e leksionit fokusohej tek rezistenca që bënë hebrenjtë gjatë Holokaustit. Ai shpjegoi se populli hebre ishte shumë i dëmtuar dhe i torturuar, prandaj nuk mund të bëntë asnjë lloj tjetër rezistence përveç asaj spirituale. I quajti të jashtëzakonshëm për rezistncën e tyre spiritual, por dhe atë fizike ndonjëherë me të cilën u përballën në shumë nga kampet ku ata ishin.

Rektori i Univesitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, i cili ka shërbyer si ambasador në Izrael, në fjalën e tij vlerësoi praninë e profesorit të njohur dhe foli për lidhjen e shqiptarëve me popullin Hebre. “Ndoshta nuk ka asgjë më frustruese sesa të harrohesh. Mund t’ju siguroj se Shqipëria dhe shqiptarët kudo që janë, nuk i kanë harruar hebrenjtë si dhe viktimat e holokaustit,” u shpreh ai.  Zoti Gjuraj shpjegoi dhe rolin e Shqipërisë gjatë Holokaustit. “Pavarësisht se Shqipëria ishte e zaptuar nga Italia dhe Gjermania bëri të pamundurën për t’i ndihmuar hebrenjtë”- theksoi Gjuraj. Ai theksoi faktin që hebrenjtë u shpëtuan nga muslimanët, pasi ishin ata të cilët i strehuan në shtëpitë e tyre.

Profesor Katz pranoi rolin e shqiptarëve në këtë periudhë, por tha se pak njihet kjo në Izraelin e sotëm.

“Jam i sigurt se nëse pyesni 6 milionë hebrenjtë për Shqipërinë  5 milionë e 999 mijë nuk do të dinë asgjë për atë. 10.000 të tjerët do të thonë që ju jeni të jashtëzakonshëm. Kur tregohet  historia nuk ka kurrë kritika apo dyshime se ju e bëtë  për interesa politike sepse nuk është e vërtetë. Në eksperiencën time kur historia e Shqipërisë del në një bisedim apo ju mëson studentëve për historinë e luftës ka një admirim universal për sjelljen e Shqipërisë. Problemi është se Shqipëria nuk njihet. Duhet të punohet më shumë për këtë. Një nga mënyrat është të bërit aktivitete për Holokaustin ashtu si dhe në Amerikë. Në shumë vende është thjesht një gjurmë që nuk njihet”- tha Katz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat