Debate për Avokatin e Popullit, PD braktis komisionin

Shqipëria

Debate për Avokatin e Popullit, PD braktis komisionin

Më: 25 janar 2017 Në ora: 14:39
Komisioni Ligjeve

Mbledhja e ditës së sotme të Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua për Avokatin e Popullit, është shoqëruar me shumë debate. Gjatë kësaj mbledhjeje, deputetët demokratë janë ndalur te rëndësia e rolit të Avokatit të Popullit edhe në reformën në drejtësi.

Deputeti i Partisë Demokratike Eduart Halimi, teksa theksoi se Avokati i Popullit duhet të jetë rojtar i interesave të publikut, shtoi se ky institucion “nuk mund të jetë kurrë zgjedhje e kryeministrit”.

“Avokati i Popullit nuk mund të jetë kurrë zgjedhje e kryeministrit. Ai duhet të jetë rojtar i interesave të publikut. 5 vjet më parë e kërkuat deri në bojkot Avokatin e Popullit. Por sot Avokati i Popullit ka rol edhe më të zgjeruar, ka rol edhe në reformën në drejtësi. Dhe kjo ndërhyrje ka të bëjë me arrogancën e Ramës, nuk mund ta lejojmë”, tha Halimi, i cili është larguar nga mbledhja.

Gjithashtu Komisionin e Ligjeve e kanë bojkotuar edhe deputetët e tjerë të opozitës. Duke reaguar ndaj kësaj situate të krijuar, kreu i Komisionit Fatmir Xhafaj tha “bojkotojnë siç bojkotuan edhe procese të tjera”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat