”Përfundova në rrugë se s’kisha paguar qeranë”

Shqipëria

”Përfundova në rrugë se s’kisha paguar qeranë”

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:44
Ilustrim

Një ditë pas protestës ekstreme të naftëtarit në prag pensioni të UPN së Fierit në Shqipëri, 60 vjeçari rrëfen peripecitë dhe motivet që e detyruan të kërcënonte me vetëflijim.

Babai i 6 fëmijëve thotë se nga mospagesa e qerasë prej ditësh e kishin nxjerrë nga banesa, ndërkohë që në familje ai është i vetmi burim të ardhurash.

Agim Myrdini, 60 vjeçari që tentoi të hidhej nga oxhaku 40 metra i lartë i UPN Fier, protestën ekstreme e ndërmori për shkak të varfërisë.

Naftëtari që 40 vite të jetës ia ka kushtuar përpunimit të karburantit, vetëm pak ditë më parë u detyrua të largohej nga banesa me qera, për shkak se nuk e kishte paguar atë.

Agimi kërkon nënshkrimin e kontratës së re të punës.

Naftëtari 60 vjeçar tregon se pas vdekjes së bashkëshortes së parë, dhe më pas vetëvrasjes së djalit të madh, e kanë ndjekur fatkeqësitë.

Agim Myrdini thotë se kanë qenë familjarët ata që e detyruan të zbriste nga oxhaku i uzinës dhe atyre u detyrohet krijimi i një mundësie për një jetesë më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat