Ja kandidatët që duan të bëhen Avokat të Popullit

Shqipëria

Ja kandidatët që duan të bëhen Avokat të Popullit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:43
Zyra e Avokatit të Popullit

Komisioni për Çështjet Ligjor nesër, më datë 25.1.2017 do të zhvillojë seancat dëgjimore me secilin prej kandidatëve të vetofruar për Avokat Populli që kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë sekretarisë së Kuvendit deri më datën 19.1.2017, njofton Kuvendi. Radha e kandidatëve që do të dëgjohen, do të jetë sipas renditjes alfabetike të mbiemrit të secilit kandidat si më poshtë vijon:

Olta Aliaj

Drita Avdyli

Yllka Banushi

Rezarta Bitri

Jordan Daci

Katriot Frashëri

Altin Goxhaj

Gëzim Gjana

Mimoza Gjika

Genci Gjonçaj

Adrian Licaj

Lefterie Luzi ( Lleshi )

Anton Lleshaj

Bujar Madani

Erinda Ndroqi

Suzana Pasha

Zhaklin Peto

Igli Totozani

Denar Veshi

Rovena Voda

Secili kandidat mund të bëjë prezantim deri në 7 minuta të CV së tij  dhe platformës përkatëse për ushtrimin e këtij funksioni kushtetues. Më pas do të vijohet me pyetje nga deputetet e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut.

Çdo  kandidat, nëse dëshiron, mund të shpërndajë paraprakisht tek deputetët, në formë të shkruar ose elektronike platformën e tij.

Paralelisht me këtë njoftim publik, Shërbimi i Kuvendit ka marrë masa për të njoftuar secilin kandidat brenda ditës së sotme datë 23 Janar 2017, përmes adresës elektronike (të depozituar me kërkesën e kandidatit) si dhe  telefonit personal të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat