“Terroristët shqiptarë”, policia shqiptare heton lidhjet e tyre në Shqipëri

Shqipëria

“Terroristët shqiptarë”, policia shqiptare heton lidhjet e tyre në Shqipëri

Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:29
Ilustrim

Policia Shqiptare, nuk ka pasur asnjëherë informacione apo të dhëna mbi dy shqiptarët e arrestuar në Gjermani dhe Austri, të dyshuar si të përfshirë në përgatitjen e akteve terroriste në këto vende.

Një fakt i tillë është konfirmuar për televizionin Klan, nga burime të policisë së Shtetit që thanë se asnjë prej dy personave nuk ka qenë i njohur për tendenca të tilla në Shqipëri.

Sipas burimeve, 18-vjeçari Lorenc K, i arrestuar nga policia austriake në Vjenë, mësohet se ka lindur në këtë vend dhe se po ashtu nuk ka pasur asnjëherë shtetësi shqiptare.

Po ashtu burime të policisë thonë se se Lorenz K, ka shumë pak hyrje dalje në Shqipëri. E njëjta gjë sipas hetuesve mund të thuhet edhe për personin tjetër, i arrestuar në Gjermani i dyshuar si bashkëpunëtor i 18-vjeçarit. As ai nuk njihej nga policia.

Pavarësisht kësaj burimet thonë se janë në komunikim me autoritetet e vendeve përkatëse duke shkëmbyer informacion me ta për lidhje që personat mund të kenë në Shqipëri.

Hetimet pritet të zbardhin nëse aktiviteti i tyre është shtrirë edhe në vendin tonë.  Mediat gjermane shkruajnë se ata po planifikonin sulme ndaj forcave të sigurisë në Duseldorf.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat