Mediu thotë se ishte ftuar nga Republikanët: Nuk paguam asnjë qindarkë! Por…

Shqipëria

Mediu thotë se ishte ftuar nga Republikanët: Nuk paguam asnjë qindarkë! Por…

Më: 22 janar 2017 Në ora: 21:11
Lulzim Basha e Fatmir Mediu

Fatmir Mediu ka reaguar në FB lidhur me vizitën e tij në SHBA ku ishte i pranishëm në inaugurimin e Trump si president.

Deputeti thotë se ka qenë i ftuar nga Republikant.

Ai madje thotë se nuk ka paguar asnjë qindarkë gjatë udhëtimit të tij.

Por Mediu pavarësisht se kërkon të bëjë transparencë, nuk publikon ftesën që ka marrë nga Republikanët, gjithmonë nëse e ka marrë një të tillë.

Ja reagimi i tij:

“Te dashur miq

Per te gjithe te marret dhe te mencurit dashakeq prane mazhorances.

Se bashku me Z Basha kemi qene te ftuar ne ceremonine e Inagurimit dhe jo vetem, por dhe ne aktivitetet qe behen me kete rast.

Ftesa ka ardhur nga Senatori Roy Blunt kryetari I komisjonit te perbashket te kongresit per Ceremonine e Inagurimit te Presidnetit Trump dhe miq te tjere

Nuk kemi paguar asnje qindarke as per inagurimin dhe as per takimet ne Senat dhe Kongres.

Meqense kerkoni te gjeni gjilperen ne kashte dhe i referoheni departamentit te shtetit ju them se asnje ceremoni Inagurimi nuk organizohet nga Departamenti I Shtetit I cili nuk ka asnje autoritet ne kete rast mbi komitetin e perbashket te Kongresit.

Me shume smund tju sqaroj as per padijen tuaj dhe as dashakeqesine tuaj.

Kam bindjen se nuk keni nevoje as per te verteten dhe as per sqarim se nuk e keni per here te pare.

Po ashtu nuk bie ne banalitetin e sharjeve tuaja qe nuk pushojne apo atyre qe nderseni ne rrjetet sociale

Nese doni me konkretisht po ju coj dhe ata qe na kane ftuar Sen Roy Blunt, Sen Jim Inhofe, Congressmani Dana Rohrabacher organizatori I Liberty Ball, Cong Robert Aderholt, Sen Jim DeMint Presidenti Heritage Foundation dhe Bob Mcween Drejtori egzekutiv i CNP.

Padyshim se cdo beje administrata e Trumpit nuk e vendosim Ne, por qe te luftojme per zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi nuk do ndalojme te flasim me kedo demokrat dhe republikan.

Jane keta miq qe na ndihmuan per tu bere vend anetare i NATO-s pa asnje qindarke kur nje pjese punonin kundra dhe nje pjese nuk besonin”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat