Mallkimi i babait dhe martesat e dështuara, Kimetja tregon se si donte ta therte i biri

Shqipëria

Mallkimi i babait dhe martesat e dështuara, Kimetja tregon se si donte ta therte i biri

Më: 22 janar 2017 Në ora: 16:54
Kimetja nga Shkodra

Nëse nuk flisni me prindërit apo partnerin tuaj thjesht për një hatëmbetje që s’ka rëndësi, duhet t’ju shkojë në mendje që ka njerëz që vuajnë për pak qetësi familjare.

Historia e Kimetes sot te “E diela shqiptare”, preku jo vetëm publikun në sallë dhe Arditin, por të gjithë shqiptarët.

Kimetja lindi në Shkodër, në një familje të vështirë, konservatore, babai kërkonte që të ishte djalë, prandaj e mallkoi dhe e la në komshi për një muaj.

Teksa vitet kalonin dhe Kimetja rritej, ajo u dashurua me një djalë i cili më pas e rrëmbeu. Kjo solli shumë probleme, derisa babai e pranoi më në fund. Kimetja tregon se kjo martesë pas 6 muajsh lumturi u shkatërrua.

Image

Diçka ndryshoi tek i shoqi dhe pas disa kohësh shkon i vëllai dhe e sjell në shtëpi. Pasi kaluan ditë, babai i saj e martoi me një burrë 22 vite më të madh, i cili e kishte gënjyer se ishte i pasur, por që në fakt nuk kishte as kushtet minimale për jetesë.

Mallkimi i babait që në lindje, duket se ia kishte shkatërruar jetën Kimetes. Gjatë martesës së dytë ajo pati dy fëmijë, një vajzë e një djalë. Pas problemeve të njëpasnjëshme burri i saj i dytë i largohet përgjithmonë nga shtëpia dhe askush nuk mësoi më gjë për të.

Kimetja e mbetur vetëm me dy fëmijë, ditë pas dite përveç dhimbjes si bijë, si grua, filloi të përjetonte dhimbjen si nënë, pasi djali i saj tregohej shumë i dhunshëm, aq sa një herë kishte tentuar ta vriste me thikë. Ajo është detyruar që të birin ta denoncojë në polici, pasi shpeshherë dëshmitare e ngjarjeve të tilla bëhej edhe e bija Silvana. Ndërkohë sot te Arditi, Kimetja ka vetëm një fjalë pë të bijën, të vazhdojë jetën e saj sepse ka vuajtur shumë në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat