Basha me senatorin amerikan: Bisedova për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri

Shqipëria

Basha me senatorin amerikan: Bisedova për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri

Më: 22 janar 2017 Në ora: 14:51
Lulzim Basha i ndodhur në SHBA me rastin e inagurimit të Presidentit Donald Trump, ai është takuar me senatorin amerikan Jim Inhofe.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ndodhur në SHBA me rastin e inagurimit të Presidentit Donald Trump, ai është takuar me senatorin amerikan Jim Inhofe.

Në një postim e në profilin e tij në ‘Facebook’, Basha thotë se me senatorin ka biseduar për korrupsionin në Shqipëri dhe monopolet klienteliste.

Po ashtu, sipas kreut të PD-së, në takim është folur edhe për krimin e organizuar, duke theksuar se në asnjë mënyrë Shqipëria nuk duhet të kthehet në një strehë për të.

"Folëm gjithashtu për situatën politike në rajonin tonë dhe veçanërisht përpjekjet e Kosovës për integrimin e plotë në bashkësinë politike dhe ekonomike botërore.', -thotë Basha.

Njoftimi në Facebook i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Takimin e fundit në Kongresin Amerikan e pata me Senatorin Jim Inhofe, Kryetar i Komisionit të Punëve Publike dhe anëtar i Komisionit të Biznesit të Vogël dhe Sipërmarrjes dhe Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan.

Bisedova me të për ndihmën që SHBA mund të japin për zhvillimin e sipërmarrjes dhe biznesit të vogël në Shqipëri, dhe përmirësimin e kushteve për biznesin. Në mënyrë të veçantë u ndalëm në reformat e nevojshme kundër korrupsionit dhe monopoleve klienteliste që vrasin konkurencën dhe inisiativën e lirë. Programet e qeverisë amerikane veçanërisht të USAID mund të na japin një ndihmë të madhe në përpjekjet tona për një ekonomi të çliruar nga korrupsioni dhe presioni qeveritar.

Me Senatorin Inhofe biseduam edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe rëndësinë jetike që Shqipëria të mos kthehet në strehë për grupet ndërkombëtare të krimit të organizuar.

Folëm gjithashtu për situatën politike në rajonin tonë dhe veçanërisht përpjekjet e Kosovës për integrimin e plotë në bashkësinë politike dhe ekonomike botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat