Bushati beson se Trump do të vazhdojë angazhimin amerikan në Shqipëri

Shqipëria

Bushati beson se Trump do të vazhdojë angazhimin amerikan në Shqipëri

Më: 20 janar 2017 Në ora: 12:24
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati shpreson që administrata e re Trump do të vijojë angazhimin amerikan në Shqipëri, si garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook ai ka edhe sekretarin aktual të shtetit John Kerry për përkushtimin e treguar ndaj Shqipërisë.

“Teksa Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry lë detyrën, dëshiroj ta falenderoj përzemërsisht për përkushtimin e dëshmuar në çimentimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikundër për angazhimin e tij dhe të administratës së Presidentit Barack Obama për konsolodimimin e proceseve demokratizuese dhe forcimin e sigurisë në Europën Juglindore”

” Jam besimplotë se Sekretari ri i Shtetit Rex Tillerson dhe administrata e Presidentit Donald J. Trump do të vijojnë angazhimin amerikan në këtë kënd të Europës, si garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat