Bashkëpunimi qeveri-bashki - Veliaj kërkon më shumë kompetenca financiare për Bashkitë

Shqipëria

Bashkëpunimi qeveri-bashki - Veliaj kërkon më shumë kompetenca financiare për Bashkitë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 21:23
Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi nga shoqatat e njësive vendore të bashkohen për interes të qytetarit. I pranishëm në mbledhjen e konstituimit të Këshillit Konsultativ të Njësive Vendore, Veliaj kërkoi më shumë kompetenca financiare për njësitë vendore, ndërsa theksoi se për të çuar përpara reformat ka një konsensus të gjerë të majtë dhe të djathtë.

Ndarja e re administrative territoriale, sipas kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, rriti mundësinë e njësive vendore për të performuar më mirë.

Në ngritjen e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qëndrore me atë Vendore, Veliaj theksoi se shoqatat e njësive duhet të bashkohen për interesat e qytetarëve.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se për çështjen e politikave vendore ka një konsensus të majtë dhe të djathtë, për të çuar përpara reformat.

Veliaj: Jam krenar që drejtoj shoqatën e bashkive që ka 75% të kryetarëve të bashkive, por gjithmonë kam këmbëngulur që shoqatat të bashkohen, të jemi të gjithë bashkë. Ndaj, më vjen mirë që një hap i parë është hedhur sot dhe pavarësisht se përfaqësoj shumicën e bashkive të Shqipërisë, më vjen mirë që në fakt prezantimi në tryezën e këshillit këshillimor e kemi të barabartë.

Veliaj kërkoi më shumë kompetenca financiare për njësitë vendore.

Veliaj: Shqetësimi im ka qenë: do delegojmë dhe do decentralizojmë vetëm problemet apo edhe zgjidhjet? Do të doja në fakt që kjo të ishte diçka që merret parasysh edhe në projektligjin që do të fillojmë të diskutojmë për financat vendore.

Kreu i Bashkisë kërkoi që caktimi i disa prej taksave të jetë kompetencë e njësive vendore dhe jo e qeverisjes qendrore, sikurse është aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat