Njihuni me menaxherin që ju punëson në Kryeministri, por ka një vetëm kusht

Shqipëria

Njihuni me menaxherin që ju punëson në Kryeministri, por ka një vetëm kusht

Më: 18 janar 2017 Në ora: 17:17
Ilustrim

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një menaxher reklamash i cili mashtron tre vajzat duke u premtuar shuma të mëdha parash, në këmbim të marrëdhënieve seksuale, por dhe një vendi pune në Kryeministri.

Nëpërmjet një profili të rremë me emrin Denisa Strakosha në rrjetin social Facebook, dyshohet se një person kontaktonte vajza të reja dhe më pas u ofronte që të merrnin pjesë në reklama.

Pasi komunikonte me vajzat ky profil i rremë në Facebook, për t’i bindur vajzat që të kryenin marrëdhënie seksuale u ofronte edhe vend punë në Kryeministri.

Personi hiqej si femër dhe u thoshte vajzave se do të qëndronin me menaxherin për disa orë, në këmbim të shumave prej 1200 euro, por edhe do të përfitonin vend pune në administratë.

Hetimi i Policisë ka nisur pas kallëzimit të një 45-vjeçare e cila është mashtruar nga personi në fjalë. Polica thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat