Mos qarkulloni pa rrip në autostradën Tiranë- Durrës në këtë orë, mund të gjobiteni nga policia

Shqipëria

Mos qarkulloni pa rrip në autostradën Tiranë- Durrës në këtë orë, mund të gjobiteni nga policia

Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:17
Policia e Shtetit, foto arkiv

Policia e Shtetit ka organizuar disa operacione në të gjithë Shqipërinë për respektimin e normave rrugore në vendosjen e rripit të sigurimit.

Në kuadër të kësaj, mësohet se ditën e sotme në orën 12:30, tek Ura e Dajlanit,  në hyrje të Durrësit, do të zhvillohet një operacion i koduar ‘Blici Rrugor’.

Po ashtu, aksioni do të monitorohet edhe nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat