Koalicion PD-LSI? Flet Ilir Meta: I lutem Bashës vetëm për...

Shqipëria

Koalicion PD-LSI? Flet Ilir Meta: I lutem Bashës vetëm për...

Më: 17 janar 2017 Në ora: 21:43
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse do të ketë koalicion me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ , Ilir Meta u pyet për koalicion të mundshëm PD-LSI. Duke iu referuar një përgjigjeje të Bashës në emisionin ‘Opinion’ para disa muajsh që tha disa herë përgjigjen JO, edhe Ilir Meta konfirmoi këtë gjë.

Kryeparlamentari u shpreh se nuk do të ketë koalicion LSI-PD por kërkoi nga Basha vetëm që të mos bërtasë kur thotë JO.

“T’i lutem Bashës mos e ngrejë kaq shumë zërin sepse edhe më qetë mund ta kishte thënë këtë JO. Nuk ka asnjë arsye që ne të bëjmë koalicion me PD-në”, u shpreh Ilir Meta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat