Bushati për trenin: Fantazitë teatrale të udhëheqësve të Serbisë janë irrituese

Shqipëria

Bushati për trenin: Fantazitë teatrale të udhëheqësve të Serbisë janë irrituese

Nga: A.Zh Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:22
Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati

Edhe ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, ka komentuar ngjarjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë pas provokimit të kësaj të fundit me trenin.

Në një postim në Facebook, Bushati ka thënë se provokimet destabilizuese dhe fantazitë teatrale të udhëheqësve të Serbisë janë irrituese dhe shumë larg pritshmërive për një vend kandidat, i porsa ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE, shkruan Bota sot.

“Në përvjetorin e masakrës së kryer nga Serbia në #Reçak #Kosovë, promovimi me kokëfortësi i agresionit është krejt i papërgjegjshëm dhe nuk i shërben aspak klimës së domosdoshme të bashkëpunimit rajonal.

Kërcënimet dhe tonet e larta duhet të ulen pasi rikthimi i trenit të së shkuarës nuk të shpie askund”, ka shkruar ai./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat