Rikthehen reshjet e borës, kujdes në këto akse rrugore

Shqipëria

Rikthehen reshjet e borës, kujdes në këto akse rrugore

Më: 16 janar 2017 Në ora: 09:41
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm u rikthyen reshjet e borës në juglindje dhe në veri të vendit.

Në zonat turistike të Korçës si Dardha apo Voskopoja reshjet e borës kapën trashësinë deri në 10 cm.

Aksi Kapshticë-Qafë-Thanë është i kalueshëm me vështirësi, ndërsa rruga Dardhë, Voskopojë, Qafe-Qarri Zvezdë kalohet me zinxhirë.

Reshjet e borës janë rikthyer edhe në zonat malore të Elbasanit, ndërsa janë mbuluar segmentet rrugore Qafë Thanë dhe Qafë Krrabë. Bëhet e ditur se në Qafë Thanë e Qafë Krrabë po hidhet kripë dhe skorie, ndërsa aksi rrugor Lunik-Steblevë është i kalueshëm me zinxhirë.

Moti i keq ka shkaktuar dhe ndërprerje të energjisë elektriken në disa lagje të Hotolishtit në Librazhd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat