Rama: Mungesa e investimeve ndër vite vështirësoi gjendjen e krijuar nga moti i keq

Shqipëria

Rama: Mungesa e investimeve ndër vite vështirësoi gjendjen e krijuar nga moti i keq

Më: 15 janar 2017 Në ora: 19:00
Bora në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama në komunikimin javor u shpreh se ulja e temperaturave rinxorri në pah problemin e mungesës së investimeve ndër vite, ndërsa nënvizoi punën intensive të bërë nga qeveria e drejtuar prej tij.

“Viti ka nisur me një vështirësi të jashtëzakonshme pasi temperaturat janë ulur tejmase. Kemi trashëguar një sistem elektrifikimi të amortizuar. Pavarësisht se OSHEE ka bërë shumë investime. Falë kësaj kjo periudhë delikate, pavarësisht motit ekstrem pati ndërprerjet më të pakta të energjisë elektrike”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit tha se viti i ardhshëm, po vijuam në këtë drejtim, do të jetë më i mirë dhe me problematikë më të vogël. “Shkollat do të rihapen nesër, pasi dhe situata e gripit është në rënie”, informoi Rama.

Mësimet nga problematikat e këtij viti, sipas Ramës, do të ndihmojnë në një përgatitje shumë më të plotë të pushtetit vendor. Gjatë komunikimit të tij, kryeministri Rama falënderoi të gjitha bashkitë në vend, veçanërisht Bashkinë e Tiranës për punën që kanë bërë për strehimin e endacakëve në rrugë, duke shmangur kështu humbjen e jetëve nga të ftohtit.

“Janë regjistruar disa humbje në jetë njerëzish, diçka të tillë e kishim të dëgjuar nga vendet e huaja që kanë temperatura kaq të ulëta çdo dimër. Sidoqoftë, dua të falënderoj bashkitë e vendit dhe atë të Tiranës, e cila është për t’u marrë shembull për strehimin e endacakëve të rrugëve, pasi humbjet e jetëve mund të kishin qenë edhe më të mëdha”, u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat