Berisha: Treni, një provokacion i ulet dhe i rrezikshëm i Beogradit, u kthye nga erdhi!

Shqipëria

Berisha: Treni, një provokacion i ulet dhe i rrezikshëm i Beogradit, u kthye nga erdhi!

Nga: A.M. Më: 14 janar 2017 Në ora: 20:27
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas trenin ilegal me mbi shkrimin “Kosova është Serbi”  ishte nisur nga Serbia për në Kosovë.

Berisha ka thënë se përshëndet dhe mbështet plotësisht qëndrimin dhe vendimin dinjitoz të autoriteteve të Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

“Treni i Serbomadhise, nje provokacion i ulet dhe i rrezikshem i Beogradit, u kthye nga erdhi!

Te dashur miq, ne strategjine e rritjes se tensionit dhe destabilizimit te rajonit nga Beogradi, ashtu sikunder u paralajmerua u nis nje tren i veshur me slloganet e Serbise se madhe "Kosova eshte Serbi" dhe i mbushur plot me bashibuzuke serbe qe kishin vendosur te marshonin ne territorin e Republikes se Kosoves.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt serbomadh primitiv te rrezikshem dhe destabilizues te autoriteteve te Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata deshmuan dhe nje here se jane skllave te endrres se Serbise se Madhe dhe nje rrezik real per paqen ne rajon!

Une gjithashtu pershendes dhe mbeshtes plotesisht qendrimin dhe vendimin dinjitoz te autoriteteve te Kosoves ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves!”, ka shkruar Berisha në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat