Gjyqtarja Andrea kërkon gjykim të shkurtuar, akuzohet për korrupsion

Shqipëria

Gjyqtarja Andrea kërkon gjykim të shkurtuar, akuzohet për korrupsion

Më: 13 janar 2017 Në ora: 11:44
Gjyqtarja Majlinda Andrea

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e gjyqtares të akuzuar për korrupsion pasiv Majlinda Andrea.

Gjatë kësaj seance mësohet se ajo ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Po ashtu, nga Gjykata e Lartë edhe të pandehurit Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino  kanë kërkuar të njëjtin gjykim.

Për këtë arsye Gjykata ka vendosur të shtyjë seancën për në datën 17 janar.

Ndërkohë më herët, është caktuar masa e sigurisë  "arrest me shtëpie" për bashkëshortin e Majlinda Andreas, Odhise Andrean.

Andrea akuzohet se ka marrë 50 mijë euro për dhënien e një vendimi pronësie. Sipas hetimeve të Prokurorisë, Eleni Lino dhe Ilia Çabiri, i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro në këmbim të një vendimi pronësie. Paratë i janë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares, Odhise Andrea nga sekseri Petraq Dashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat