"Vendim gjysmak i gjykatës franceze për Haradinajn, 'Rusia e vogël’ lojë me dy porta në Ballkan"

Shqipëria

"Vendim gjysmak i gjykatës franceze për Haradinajn, 'Rusia e vogël’ lojë me dy porta në Ballkan"

Nga: A.Zh Më: 12 janar 2017 Në ora: 15:46
Sali Berisha dhe Ramush Haradinaj

Edhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka komentuar lirimin me kusht të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Berisha në një status në Facebook, e ka cilësuar si gjysmak vendimin e Gjykatës, përcjell Bota sot.

Ky akt sipas tij, konfirmon edhe një herë albanofoninë e verbër të Beogradit ndaj shqiptarëve.

Berisha u ka bërë thirrje autoriteteve franceze por edhe vendeve të Bashkimit Evropian, që të ndërmarrin hapa për lirimin nga kërkesa e Serbisë për ekstradimit e Haradinajt, ndërkohë që ai është hetuar e gjykuar njëherë për krimet luftës. 

Reagimi i plotë i Berishës:

Te dashur miq, sot nje gjykate franceze urdheroi lirimin me kusht te ish kryeministrit te Kosoves dhe kryetarit te AAK, Ramush Haradinaj te arrestuar ne menyre absurde nga policia franceze ne aeroportin e Bazel-Mulhouse mbi bazen e nje urdher arresti kryekeput politik te leshuar vite me pare nga xhelatet e Beogradit. Urdher arresti i Beogradit per ndalimin e Ramush Harajdinajt dhe paraqitja keto dite i kerkeses per ekstradim, deshmon edhe nje here se ora e udheheqjes aktuale te Beogradit per Nikoliçin ka mbetur ne kohen e Sheshelit kurse Vuçiç ne kohen e nismes se tij "nje shtepi per Ratkon".

Ky akt konfirmon dhe nje here jo vetem albanofobine e verber te Beogradit ndaj shqiptareve, por dhe hipokrizine e plote te dyshes Nikolic-Vuçiç ne procesin e dialogut me Kosoven, perpjekjen e tyre per destabilizimin e rajonit duke besuar se njepermjet konfliktualitetit dhe destabilizimit do mund te rigjallerojne endrren e tyre makabre te Serbise se Madhe. Une i bej thirrje autoriteteve gjyqesore franceze te heqin menjehere kushtin e bazuar jo ne te drejten nderkombetare por ne mandat arrestin politik te xhelateve te Beogradit.

Ju rikujtoj me kete rast atyre, se takspaguasit francez paguajne nje gjykate te vecante nderkombetare per verifikimin e akuzave per krime lufte ne Kosove, por edhe se, ata qe kane firmosur mandatin e arrestit politik per ishkryeministrin e Kosoves kane bere te njejtin akt ne verbrine e tyre ndaj udheheqesve politik te vendeve anetare te BE.

Madje nuk kane nguruar te denojne me dekada burg ne mungese udheheqesit kryesor te ketyre vendeve, perfshire ketu dhe ish presidentin e Frances, Zhak Shirak. Une i bej thirrje Bashkimit Europian te denoje me ashpersi mandatin e arrestit dhe kerkesen per ekstradim per ish kryeministrin e Kosoves dhe te rivleresoje qendrimin e Serbise ne procesin e negociatave me Kosoven dhe me Bashkimin Europian, jashte çdo impresioni te lojes kongentiale me dy porta te "Rusise se vogel" ne Ballkan!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat