Në këto ditë të acarta dimri, kryefjala e ditës për të gjithë familjet shqiptare është ngrohja. Por me se ngrohen shqiptarët dhe sa është kostoja?!
Ka disa alternativa me gaz, energji dhe dru. Por sa i kushton buxhetit të një familje shqiptare ngrohja për secilën nga kategoritë.
Gazetaret e emisionit “BOOM” në RTV Ora News kanë vëzhguar një pikë tregtimi gazi dhe një dyqan ku tregtohen pajisje elektrike për ngrohje.
Qytetarët thonë se harxhojnë shumë për ngrohje, ata që përdorin energjinë elektrike ankohën pasi nuk përballojnë dot faturat.
Ngrohja me gaz
Tregtar gazi: Ka rritje rreth dyfish i shitjes së zakonshme. Ne e shesim me kg, 1 kg ka 2.4 litra me standard. I bie 515 lekë litri, 1300 lekë kilogrami
Gazetarja: Me herët sa ka qenë kilogrami?
Tregtar gazi: Nuk ka lëvizur, është ky çmim.
Gazetarja: Sa orë mund të ngrohet?
Tregtar gazi: Në një orë 200 gr gaz.
Gazetarja: Zotëri ju shohim pranë një pike mbushje bombulash, për çfarë për gatim apo ngrohje?
Qytetari 1: Për ngrohje
Gazetarja: Sa litra mban bombula juaj ?
Qytetari 1: 10 litra, e mbush 3 herë në muaj nga 10 litra
Gazetarja: Dhe sa është kostoja?
Qytetari 1: 39 mijë
Gazetarja: 39 mijë lekë ju paguani për një muaj
Qytetari 1: Jo vetëm këtë, kam edhe kondicionerët në punë. Ku ka më shtrenjtë.
Gazetarja: Me çfarë ngroheni në familjen tuaj?
Qytetarja 2: Me ça të kemi mundësi, gaz, korent…
Gazetarja: Po kush është më i leverdisshëm?
Qytetarja 2: Gazi
Qytetari 3: Nga gazi kemi frikë
Qytetari 4: Po zakonisht me gaz
Gazetarja: Sa bombula mbushni në muaj
Qytetari 4: Dy bombula
Gazetarja: Nga sa lekë?
Qytetari 4: 20 mijë
Gazetarja: 40 mijë lekë dmth
Gazetarja: Me çfarë ngroheni në familjen tuaj në këto ditë të ftohta.
Qytetarja 5: Pa ngrohje se jemi në pension
Sipas informacioneve të mbledhura nga takimi me qytetarët në terren arrihet në konkluzionin se një familje shqiptare për një muaj harxhon gati 3-4 bombula që do të thotë një vlerë 4-5 mijë lekë të reja.
Ngrohja me korent
Alternativa e dytë që qytetarët mund të ngrohen është energjia elektrike, me kondicioner, kalorifer dhe rezistencë.
Kondicioneri
Gazetarja: Sa harxhon një kondicioner?
Florian Hallaçi, inxhinier elektrik: Marrim një kondicioner ku njerëzit janë më të fokusuar, sic është 12-çi. Futet starton punë me 1.2 kë dhe për 1 orë harxhon 1.2 kë, për 10 orë 10 kë harxhon një kondicioner dhe po ta konvertojmë në lekë diku te 100 lekë të reja për 10 orë.
Kondicioneri invert, ekonomik
1 orë harxhon 1kw 10 orë harxhon 10 kw 10kw x 9.5 lekë = 950 lekë të vjetra në ditë 30 ditë x 950 lekë = 28,500 lekë të vjetra në muaj
Kaloriferi
Gazetarja: Supozojmë se një familje ngrohet me kalorifer sa harxhon për një orë dhe për 10 orë
Florian Hallaçi, inxhinier elektrik: Për një orë 2.5 kë për 10 orë 18 kë në ditë.
1 orë harxhon 1.8 kw 10 orë harxhon 18 kw 18 kw x 9.5lekë =1.710 lekë të vjetra në ditë30 ditë x 1710 =lekë 51.300 lekë të vjetra në muaj
Rezistenca
Florian Hallaçi, inxhinier elektrik: Pjesa që harxhon me shumë janë rezistencat me shufra. Në një orë harxhon 2.4 kë, 10 orë 24 kë.
1 orë harxhon 2.4 kw 10 orë harxhon 25 kw 25kë x 9.5lekë =2.375 lekë të vjetra në ditë30 dite x 2.375 lekë = 68 .400lekë të vjetra në muaj
Gazetarja: Cilat janë kërkesat më të mëdhaja?
Florian Hallaçi, inxhinier elektrik: Zakonisht kërkesa më e madhe janë tek gjerat e vogla.
Gazetarja: Në këto ditë të ftohta me çfarë ngroheni në familje.
Qytetari 1: Unë me kalorifer
Gazetarja: E përballoni dot faturën e energjisë elektrike?
Qytetari 1: Pak e vështirë sepse jemi dhe papunë, por nuk do kursejmë këto një dy muaj.
Gazetarja: Me çfarë ngroheni
Qytetari 2: Me korent
Gazetarja: Faturat ju vijnë të kripura?
Qytetari 2: Jashtëzakonisht
Gazetarja: Ngrohësen e le hapur gjatë gjithë kohës?
Qytetari 2: Jo, me periudha
Gazetarja: I përballoni dot faturat e energjisë?
Qytetari 2: Po mos i përballo po deshe, se vinë dhe ta këpusin, të fusin dhe në burg
Qytetari 3: Me energji më së shumti
Gazetarja: E përballoni dot faturën?
Qytetari 3: Jo dhe aq, jemi të papunë
Gazetarja: Ngrohësen e le hapur gjatë gjithë kohës?
Qytetari 3: Jo me periudha të shkurtra, se nuk kemi lekë të paguajmë, kushton shumë energjia.
Gazetarja: Në këtë të ftohtë me çfarë ngroheni?
Qytetari 4: Po çe vret mendjen, të ftohuar janë ata që janë ftohur në tru. Mos e vrit mendjen fare.
Ngrohja me dru
Vijmë tek ngrohja me dru. Këtu ka një rritje çmimi për të gjithë ata që përdorin këtë lëndë djegëse pasi që prej muajit të vitit të kaluar është vendosur moratoriumi i pyjeve për një afat 10 vjeçar. Në këto kushte sasitë e druve në treg për shitje dhe eksport janë ulur ndjeshëm dhe çmimi me këtë rast është rritur. Ky moratorium i jep kopetenca bashkive të cilat çdo vit hartojnë dhe dërgojnë për miratim në ministrinë e Mjedisit planin e shfrytëzimit të pyjeve dhe të prodhimeve të dyta pyjore e jopyjore. Por sa i kushton qytetarëve ngrohja me dru?!
Pika e shitjave 1
Gazetari: Puna mbarë, si je? Me sa është metër kubi?
Druvari: Metër kub nuk kemi. Me lat 24 mijë lekë të vjetra është ahu, 25 mijë lekë është lisi.
Gazetari: Çfarë është lati dhe sa mund të shkoj me të unë?
Druvari: A vallaj nuk di sa mund të shkosh, se nuk di sa i fut ti sobës, tri copë të bëjnë tri, dhe dy bëjnë gjashtë
Gazetari: 72 mijë lekë të vjetra dhe 15 mijë të vjetra transporti
Druvari: Prit tani dhe 15 bëjnë 87 mijë lekë (të vjetra) më bjerë mua këtu më lerë numrin e telefoni dhe t’i bëjmë. Hile nuk ke, t’i çojmë te shtëpia.
Gazetari: Dmth mua më shkon 90 mijë lekë të vjetra, ta themi metër kubi
Druvari: Po, po
Pika e shitjeve 2
Gazetari: Me sa është metër kubi?
Druvari: Këto janë 63 mijë lekë metër kubi, të prera
Gazetari: Dmth ky më shkon 65 mijë lekë të vjetra, i prerë
Druvari: 63 mijë lekë të vjetra, këtu në vend
Gazetari: Po te shpia sa do ti të mi sjellësh ?
Druvari: Ku?
Gazetari: Tek Tregu Elektrik
Druvari: Kam frikë andej
Gazetari: Nuk futesh dot andej ëë?
Druvari: Jo
Qytetari: 63 mijë lekë metri kub or mik
Gazetari: Si tja bëj?
Qytetari: Duhet me i marrë, a ke pleq te shpia ?
Gazetari: Po
Qytetari: Drutë, ne do me i shpëtu merr drutë, ska rrugë, as me korent
Gazetarja e “BOOM” pyeti qyetarët sesa është kostoja e ngrohjes me dru zjarri.
Gazetarja: Zonjë me se ngroheni në shtëpi?
Qytetarja 1: Ne kemi një sobë me dru dhe ngrohemi me të. Mendoj se me dru zjarri është më mirë
Qytetari 2: Me dru zjarri
Gazetarja: Sa ju shkon për një muaj
Qytetari 2: Shkon tek 100 mijë lekëshi
Gazetarja: Sa e merr metër kubin?
Qytetari 2: 50-60
Gazetarja: Sa të shkon në muaj?
Qytetari 3: 150 mijë lekë
Gazetarja: Më me leverdi të ngrohesh me dru zjarri?
Qytetari 3: Po, po
Gazetarja: Sa harxhoni në muaj me dru
Qyetarja 4: Me dru sa të duash
Qyetarja 5: Unë kam sobë me dru me thënë drejtën
Gazetarja: Sa ju shkon?
Qyetarja 5: Tani ka vajtur 50 mijë lekë metri
Gazetarja: Me se ngroheni?
Qytetari 6: Me dru zjarri
Gazetarja: Sa ju shkon në muaj?
Qytetari 6: 50-60 mijë
Gazetarja: Me se ngrohesh në shtëpi?
Qytetari 7: Me asgjë, me batanije. Gazi dhe energjia janë shtrenjt, edhe drutë janë 50 mijë.