Të rinjtë e LSI-së në protestë: “Për Haradinajn, një komb, një qëndrim”

Shqipëria

Të rinjtë e LSI-së në protestë: “Për Haradinajn, një komb, një qëndrim”

Më: 11 janar 2017 Në ora: 07:44
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kerpaci

Lëvizja Rinore për Integrim e Lëvizjes Socialiste për Integrim proteston të mërkurën para Ambasadës franceze në Tiranë, bashkë me përfaqësues të forumeve të tjera rinore për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit, luftëtarit dhe politikanit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

500 të rinj të LRI-së do të protestojnë në orën 12.00 me slloganet “Me Ramushin”, “Ramush Haradinaj është Kosova”, “Francë, mos na zhgënje, thuaj jo lojërave të Serbisë” apo “LRI në mbështetje të lirisë,” “Haradinaj simbol i lirisë,” “Për Haradinaj, një komb një qëndrim.”

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kerpaci theksoi se të rinjtë e LSI-së mbështesin Haradinajn dhe kërkojnë lirimin e tij.

“Ramush Haradinaj është përballur me drejtësinë me dinjitet dhe integritet dhe ka dale fitimtar. Haradinaj përfaqëson luftën e shqiptarëve për liri dhe drejtësi dhe është model i politikanit që lufton për vendin e vet. Ne shprehim zëshëm dhe qartë mbështetjen tonë për Ramushin, duke kërkuar lirimin sa më të shpejtë dhe kthimin e tij në Kosove”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat