Dorëzohet në polici bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea

Shqipëria

Dorëzohet në polici bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea

Më: 10 janar 2017 Në ora: 08:06
Majlinda Andrea

Odise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, u vetëdorëzua në polici.

Odise Andrea, i cili ishte këshilltar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Parlamentin shqiptar u largua nga Shqipëria pak orë para se të dilte një urdhër arresti për të.

Ai akuzohet se do të merrte një sasi prej 50 mijë eurosh për të ndikuar tek bashkëshortja e tij për të dhënë një vendim në favor të një çifti nga Saranda.

Gjykata vendosi për të masën e arrestit në burg, ndërsa për bashkëshorten e tij u mor masa e pezullimit nga detyra.

Të dy bashkëshortët akuzohen për “korrupsion pasiv”. Për këtë çështje policia kishte arrestuar më parë edhe tre shtetasit, Ilia Cabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat