Temperaturat në Shqipëri, situata për javën e ardhshme

Shqipëria

Temperaturat në Shqipëri, situata për javën e ardhshme

Më: 9 janar 2017 Në ora: 20:50
Bora në Shqipëri

Edhe kjo javë do të jetë e ftohtë dhe temperaturat do të jenë minus, por gjithsesi do të ketë rritje.

Sipas parashikimit të Meteoalb, temperaturat do të pësojnë rritje duke filluar nga dita e premte dhe fundjavën që vjen, por në zonat malore sërish do të jenë me minus 5 gradë celsius.

Parashikimi:

Temperaturat e ajrit kane vijuar të ulëta edhe gjate fillimit te kësaj jave KU termometri shënoi ne peshkopi -18 grade C. Po ashtu temperatura te ulëta ka patur ne bregdet dhe zonat e ulëta nga -6 ne -9 grade C.

Parashikohet qe deri te premten të ketë rritje te lehte te temperaturave POR dita e premte si edhe fundjava do te sjellin rritje me te ndjeshme te tyre duke bere qe bregdeti dhe zonat e ulëta të kalojnë në vlera pozitive ndërsa deri në -4 apo -5 gradë C do te jene zonat malore.

Përsa i përket reshjeve dita e marte dhe e mërkurë sjell reshje te pakta ne verilindje dhe juglindje NDERSA dita e premte si edhe fundjava do te jene me shira ne ultësirën perëndimore si edhe reshje dëborë ne zonat lindore. Temperaturat e ajrit do te rriten ndjeshëm vetëm të premten dhe në fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat