Ramën e kritikon edhe ish-deputeti i vetë: Gjella me krip, por kripa me karar!

Shqipëria

Ramën e kritikon edhe ish-deputeti i vetë: Gjella me krip, por kripa me karar!

Më: 9 janar 2017 Në ora: 13:11
Kreu i Qeverisë, Edi Rama

Replikat e djeshme të kreut të Qeverisë, Edi Rama me komentuesit në rrjetet sociale në lidhje ke shqetësimet e këtyre të fundit, kryesisht në mungesën e kushteve në shkolla për sistemin e ngrohjes, të cilave kryeministri u është përgjigjur po më pyetje.

Në një reagim në lidhje me këto replika, që në fakt me të drejtë nga ana e qytetarëve, ish deputeti i PS-së, Marko Bello është ndalur në ato çfarë qytetarët paguajnë, taksat dhe sesi konsiderohen  këto nga pushtetarët dhe ata ligjvënës në opozitë.

Reagimi

Me beri pershtypje nje reagim nervoz i kreut te Qeverise, teksa po dialogonte me ndjekesit e vet ne rrjetet sociale. Verejtjes se nje qytetari se perse mungon sistemi i ngrohjes ne shkolla e cerdhe, i pari i ekzekutivit iu pergjigj me nje kunderppyetje: Cfare taksash paguan ti? Dhe vijme keshtu te nje teme qe politikanet tane e kane shume per zemer sa kohe jane ne opozite, por qe i ben te kercejne pupthi kur jane ne pushtet. Eshte fjala per taksat dhe tatimet qe shtetasit paguajne drejtpersedrejti apo terthorazi, por qe opozites i duken shume, ndersa shumices ne pushtet pak.

Ne fakt, sikur vetem te famshmes TVSH, apo tatimit mbi vleren e shtuar t'i referohemi dhe qe eshte 20% per te gjitha produktet qe tregetohen ne Shqiperi, do te mjaftonte ti kujtonim çdo pushtetari ne nivel qendror apo lokal se keto para vijne nga xhepat e te gjithe qytetareve. Por ne vendin tone ka edhe shume taksa te tjera, sikurse ato qe lidhen me karburantin, rruget etj. qe rendojne goxha ne xhepat e taksapaguesve. Ne Tirane, edhe parkimi neper akset kryesore eshte 100 leke/ora, njelloj si ne vendet perendimore ku pagat jane disa here me te larta.

Shteti mbahet me taksa dhe pagimi i tyre eshte nje detyrim ligjor per cdo individ, por fatkeqesisht si ne shume raste, edhe ne kete fushe nuk respektohet thuajse fare fjala e urte popullore : "Gjella me krip, por kripa me karar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat