Rama: Forcat e Armatosura në lartësinë e duhur, shpëtuan njerëz të izoluar nga dëbora

Shqipëria

Rama: Forcat e Armatosura në lartësinë e duhur, shpëtuan njerëz të izoluar nga dëbora

Më: 8 janar 2017 Në ora: 21:43
Forcat e Armatosura

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot Forcat e Armatosura për shpëtimin e njerëzve të izoluar nga dëbora.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan “faleminderit Forcave të Armatosura që sot përsëri u treguan në lartësinë e detyrës dhe në një operacion aspak të lehtë shpëtuan njerëz të izoluar në dëborë nga rreziku për jetën”.

Forcat e Armatosura gjenden në terren për të përballuar situatën e krijuar në vend gjatë kësaj jave nga reshjet e dëborës, që nga Malësia e Madhe, në Shkodër, Kukës e Dibër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat