Ish-deputeti socialist Andis Harasani vijon kritikat e tij, ku në fokus të “shuplakave” të tij ka rënë këtë radhë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Harasani ka ironizuar lajmin e bërë public sot nga Veliaj se Bashkia e Tiranës po kujdeset për foshnjet në rrugë.
Sipas Harasanit e gjithë kjo është veçse qesharake deri në dhimbje, ndërsa sqaron edhe dy arsyet pse e cilëson të tillë.
Reagimi i Andis Harasanit:
Bashkia Tirane, ajo qe la nxenesit me shkolla pa ngrohje, ka dale ne aksion me ndihmu foshnjet ne rruge!!!
Tani 2 mundesi ka:
Ose keta mashtrues duan foshnjet e botes me shume se prinderit e foshnjeve!
Ose foshnjet kane lujt mendsh e dalin vetem ne rruge!
Qesharake deri ne dhimbje!