Kandidat për kryebashkiak në Parma, Alimadhi: Ja çfarë i tremb rivalët

Shqipëria

Kandidat për kryebashkiak në Parma, Alimadhi: Ja çfarë i tremb rivalët

Më: 7 janar 2017 Në ora: 08:56
Gentian Alimadhi

Ai është kandidat në primaret e qendrës së majtë për zgjedhjet lokale në Parma.

Emigranti shqiptar nga Fieri, Gentian Alimadhi, në një lidhje me skype nga Italia rrëfeu për Ora News se pse pse zgjedhja e tij ishte qëndra e majtë.

Alimadhi: Jam brenda qendrës së majtë sepse vlerat e qendrës së majtë na përfaqësojnë ne si emigrant. Nuk ka lidhje fare e majta shqiptare me të majtën italiane. Nuk mund te jemi as me Legën dhe as të djathtët që shpesh thonë hidhini në det emigrantët.Për të qenë koherent, nuk mund të zgjedhim tjetër përveçse qendrën e majtë që përfaqësohet në principet e solidaritetit dhe oportuniteteve të barabarta për të gjithë.

44-vjeçari thotë se ka mbështetjen jo vetëm të komuniteteve të huaja, por dhe vetë vendasve.

Alimadhi: Nuk jam ndjerë i diskriminuar dhe pse mund të më kenë ardhur ofeza nga disa persona unë i kam marrë me të qeshur. Kjo është tipike e një shqiptari krenar, por nuk kam ndjerë kompleksin e inferioritetit. Sa i përket votave, shqiptarët në shkallë province janë gati 8 mijë shqiptarë dhe shkallë qyteti janë diku 4 mijë shqiptarë. Me të drejtë vote mund të jenë 1500-2000 shqiptarë. Kam mbështetjen e të gjithë komuniteteve të huaja dhe jo vetëm. Kam mbështetjen dhe të disa parmexhanëve. Ekspertë të fushave të ndryshëm që janë shumë të domosdoshëm për përgatitjen e programit po më afrohen. Kemi dhe mbështetje nga Roma. Puna jonë është që përveç të huajve të aktivizojmë dhe luftojmë për paragjykimet që mund të kenë parmezët apo parmexhanët në këtë qytet.

Me një krenari tipike shqiptare ai thotë se nuk u druhet asnjë prej katër kandidatëve.

Alimadhi: Dikush mund të jetë i mbështetur nga ndonjë industrialisti i fortë edhe pse industrialistët këtu zgjedhin karron që fiton, asnjë nuk krijoj preference në këtë fazë që jemi ne.Nuk më tremb asgjë, eksperienca ime, sensacionet e mia, përvoja ime e jetës krijoj avatntazhe në disa pika. Çështjen e  sigurisë në këtë qytet dhe të kriminalitetit mendoj se mund të trajtoj me një sensibilitet të ndryshëm, duke ditur që bëj avokatin penalist. Emigracionin, klandestinët. Figura ime përfshin disa karakteristika që mund të më lejojnë të kemi një sensibilitet dhe ti jap zgjidhje problematikave që ka ky qytet.

E ndërsa Parma ishte shndërruar në bastion të Lëvizjes 5 Yjet, Alimadhi thotë se kjo parti mund të mos përfaqësohet fare.

Alimadhi: Lëvizja 5 Yje në Parma përfundoi me përjashtimin e kryebashkiakut aktual, i cili ka krijuar një listë qytetare. Nuk i përket asnjë partie. Është shumë e mundur që të mos ketë një prezantim të lëvizjes 5 Yje në Parma.Picaroti që i përfaqësonte ka dalë nga ajo parti, është përjashtuar. Kjo për shkak të akuzave të ndryshme, pse nuk tregoi se ishte hetuar. Para se të kandidoja thashë çmund të më bëjnë këta? Kundërshtarët politikë bëjnë gjithçka për të krijuar ndonjë problem.Unë nuk kam asnjë problem, nuk jam i biri i askujt këtu, nipi i akujt, shoku i askujt. Kjo është dhe faktori që këta i tremb.Populli është mërzitur nga kjo politikë e vjetër dhe tradicionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat