Krimi i armëmbajtjes, Gjykata e Tiranës qindra çështje në një vit

Shqipëria

Krimi i armëmbajtjes, Gjykata e Tiranës qindra çështje në një vit

Më: 6 janar 2017 Në ora: 15:46
Gjykata e Tiranës

Armëmbajtja pa leje është nga veprat penale që shënon numrin më të vogël të çështjeve në Gjykatën e Tiranës, si krim më vete, ndërsa në bashkëveprim me veprat e tjera penale shënon shifra shumë herë më të larta.

Kështu, për vitin 2016, armëmbajtja pa leje shënoi vetëm 12 çështje si vepër më vete. Por, po të llogarisim çështjet për vrasje, plagosje, kërcënime apo edhe kultivime të lëndëve narkotike, që janë kryer me armë zjarri pa leje, atëherë rezulton se janë të paktën 80 çështje, ku armëmbajtja pa leje ka qenë e pranishme në dosjet e gjykuara nga Gjykata e Tiranës.

Duket se fluksi më i madh i çështjeve për armëmbajtje pa leje ka qenë në muajt e fundit të vitit të kaluar, pasi nga 12 çështje të regjistruara për gjykim, vetëm 4 prej tyre kanë përfunduar gjykimin, ndërsa pjesa tjetër do të bartet për vitin aktual.

Masat e dënimit për të pandehurit e shpallur fajtorë për armëmbajtje pa leje kanë vijuar nga disa muaj deri në një vit burgim, për rastet kur arma u është gjetur në banesa. Ndërsa për rastet kur arma u është gjetur në trup, masat e dënimit kanë qenë mbi 2 vite burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat