Hajduti i merr BMW-në nga dora mekanikëve në servis

Shqipëria

Hajduti i merr BMW-në nga dora mekanikëve në servis

Më: 4 janar 2017 Në ora: 15:09
Ilustrim

Një 31-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Tiranës rreth 30 minuta pasi grabiti një automjet.

iko Zaimi, person me precedentë të mëparshëm për vjedhje, ka mundur të marrë një makina në një servis në kryeqytet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:44 në zonën e njohur si Poligrafiku, kur punonjësit e servisit kanë njoftuar policinë

Rreth orës 14:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, në Laprakë, kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe arrestimin në flagrancë të 31 vjeçarit me banim në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.

Ai ka përfituar nga momenti që mekanikët e kishin lënë automjetin tip "BMW" të ndezur në hyrje të servisit dhe e ka marrë duke u larguar me shpejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat