Situatë e rëndë në veri të Shqipërisë: Ja si e pëson ky shofer nga dëbora në Rrugën e Kombit

Shqipëria

Situatë e rëndë në veri të Shqipërisë: Ja si e pëson ky shofer nga dëbora në Rrugën e Kombit

Më: 4 janar 2017 Në ora: 10:05
Rrugët e bllokuara në veri të Shqipërisë

Reshjet e dëborës kanë nisur në zonën e veriut ku shumë rrugë janë bllokuar.

Policia Rrugore ka udhëzuar drejtuesit e mjeteve që në akset problematike të përdoren zinxhirë.

Në një video të publikuar nga ‘Jetaoshqef’ tregohet se si është gjendja në rrugën e Kombit, ku një makinë ka rrëshqitur nga ngricat.

“Bëni kujdes gjatë Rrugës së Kombit, sepse mund të pësoni si ky në video. Borëpastrueset janë në pushim, kështu që këshillohet përdorimi i zinxhirëve dhe kurrsesi i gomave të verës. Njoftoni miqtë tuaj!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat