Ministria e Jashtme: S’ka shqiptarë të vrarë në sulmin e Stambollit

Shqipëria

Ministria e Jashtme: S’ka shqiptarë të vrarë në sulmin e Stambollit

Më: 2 janar 2017 Në ora: 12:05
Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë konfirmon se nuk ka asnjë shqiptar të vrarë apo të plagosur nga sulmi në Stamboll.

Natën e ndërrimit të viteve një person qëlloi me armë brenda një lokali nate duke shkaktuar 39 të vdekur dhe 65 të tjerë mbetën të plagosur.

Më parë përmes një postimi në Twitter ministri Bushati shprehu ngushëllime homologut turk si dhe familjeve të viktimave.

Ndërkohë korrespondentja e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” nga Turqia ka mësuar sot se atentati i fundit ne Stamboll ka prekur serish edhe shqiptaret.

Tre persona me origjine shqiptare thuhet se janë viktima nga sulmi i fundit terrorist në Stamboll, një i vdekur dhe dy të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat