Basha: Bilanci 2016 dhe fundviti i fundit i një kryeministri të korruptuar

Shqipëria

Basha: Bilanci 2016 dhe fundviti i fundit i një kryeministri të korruptuar

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 16:50
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në përgjigje të kryeministrit Edi Rama deklaroi se ky eshte bilanci dhe fundviti i fundit i kryeministri që e zhyti Shqipërinë në varfëri.

Në një postim në statusin e tij Facebook, pasditen e së premtes,  Basha në vijim, shprehet se, “Hoqi 40 mijë familje nga ndihma ekonomike, e bëri më të vështirë pagesën e papunësisë, la mijëra persona me aftësi të kufizuar pa pagesë, rriti cmimin e energjisë, nafta më e shtrenjta në rajon, uli konsumin, uli kreditimin, uli eksportin dhe importin, uli pagat dhe nuk rriti pensionet, asnjë investim i ri publik, rriti me 2 përqind papunësinë, ditën e përmbytjes së mijëra familjeve nga uji dhe balta”.

Po ashtu, Basha shtoi se, “Këtë vit u rriti kreditë e këqija me 5 përqind, 140 milionë dollarë më pak kredi për biznesin se një vit më pare, zero mbeshtetje per fermeret, shkatërrroi zgjedhjet në Dibër, rrënoi shëndetësinë ndërkohë që ka ndarë 100 milion dollarë për koncesionin e radhës, shkaktoi kaos, ankth dhe padrejtësi per mijëra maturantë dhe familjet e tyre, bllokoi integrimin europian, vrau shpresën për 80 mijë shqiptarë që braktisën edhe këtë vit vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat