Legalizimet, Agjencia e Pronave jep 2.2 mln euro për ish-pronarët

Shqipëria

Legalizimet, Agjencia e Pronave jep 2.2 mln euro për ish-pronarët

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 09:36
Ilustrim

Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton se dje, më datë 29.12.2016, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të disa kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin/shpërblimin e saj deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Në përfundim të këtij procesi, për 168 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse) dhe për dy kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i pestë (në total 13% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse), në shumën e përgjithshme prej 294.010.239 lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim. Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë të disponueshme në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat