Veliaj:Tirana, ende larg ambicjes sime

Shqipëria

Veliaj:Tirana, ende larg ambicjes sime

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 00:36
Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një interviste mbrëmjen së mërkurës në Ora News tha se në vitin e dytë të mandatit të tij kryeqyteti është ende larg ambicjes së tij. “Është shumë larg ambicjes sime. Në momentin që do jem i kënaqur do të thotë se dicka nuk funksionon. I mirëpres kritikat, por nuk ka më kritik sesa unë për bashkinë e Tiranës”, shprehet Veliaj.

Duke folur për situatën e renduar te trafikut, kryetari i bashkise tha se ajo nuk do të zhduket në Tiranë, por do të lehtësohet në disa zona. Për sa kohë që qyteti i dizenjuar për 200 mijë banorë, ka 200 mijë makina do të ketë trafik, nënvizoi ai.

Kryebashkiaku theksoi nevojën për ecur më shpejt me hipotekimet, ndërsa sa i takon problemit shqetësues të ndotjes ai tha se është inkurajues matja që një institucion i bëri ndotjes në mënyrë elektronike, ku se fundi rezulton një ulje me 15% e ndotjes në Tiranë. Kjo, sipas tij, dhe per shkak se disa zona janë shpallur pedonale dhe ka një trafik më të kufizuar.

Veliaj ripërsëriti apelin për qytetarët për të kufizuar pëdorimin e makinave në distanca të shkurtra.
Sa i takon përfundimit të projektit të unazës së madhe, Veliaj tha se në pranverë do të kete një progres të rëndësishëm nga Qyteti i Nxënësve dhe Kodra e Diellit. Kjo do të stabilizonte një pjesë të madhe të trafikut nga Durrësi në Elbasan.

I pyetur se kur do të përfundojnë shkollat me dy turne në kryeqytet, Veliaj tha se bashkia ka një projekt ambicioz për ndërtimin e 20 shkollave, tre prej të cilave kanë filluar. Ndërsa shkolla të rikonstrukturuara janë 7.

Një tjeter shqetësim për banorët e Tiranës mbetet transporti urban, që ende nuk ka marrë një zgjidhje. “Modernizimi i parë i urbanëve vjen nga sistemi i kontrollit, tha kryebashkiaku. Por arsyeja se pse nuk kemi pasur bileta elektronike është sepse emetimi i biletave ka qenë ekskluzivitet i Agjencisë së Ministrisë së Financave. Veliaj tha se pritet të dalë vendimi i Keshillit te Ministrave, i cili ia heq këtë ekskluzivitet qeverisë qendrore dhe ua jep bashkive. Bashkia e parë pilot per kete projekt është ajo e Tiranës, tha kryebashkiaku, i cili shprehu besim se kjo pengesë ligjore do te hiqet në ditët e para të janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat