Shpërndarja e dëmshpërblimeve për të përmbyturit, Rama: Qeveria e PD ju gënjeu dhe e la vendin në borxhe

Shqipëria

Shpërndarja e dëmshpërblimeve për të përmbyturit, Rama: Qeveria e PD ju gënjeu dhe e la vendin në borxhe

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 18:40
Edi Rama

Paratë që përfitojnë nga paketa e solidaritetit, ku u përfshinë dhe të përmbyturin në 18 bashki ndër vite, qeveria ka vendosur t’i shpërndajë në një ceremoni të ngjashme me ato të legalizimeve falas.

Kryeministri Edi Rama ishte Fushë – Krujë, ku dha personalisht disa çeqe për përfituesit e fondit prej 4.5 milionë dollarësh, që është në total për 2498 familje në të gjithë vendin.

Rama akuzoi paraadhësit se e lanë vendin të zhytur në borxhe, mes të cilave dhe ato për familjet e përmbytura të cilët i gënjyen me premtime boshe, ndërsa nuk harron që të tregojë diferencën që ka mes qeverisë së tij dhe të gjithë qeverive të tjera në 25 vite.

Kryeministri i foli familjeve të përmbytura për të gjitha reformat që ka ndërmarrë, ndërsa iu premtoi dhe ndërtimin e rrugës së Thumanës, një nga akset më problematike të kësaj zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat