Rama do të dëshmojë në komisionin hetimor

Shqipëria

Rama do të dëshmojë në komisionin hetimor

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 11:23
Kryeministri shqiptar Edi Rama

Pas dëshmisë së ish-Kryeministrit Sali Berisha në Komisionin parlamentar Hetimor për marrëveshjes Shqipëri-CEZ do të paraqitet nesër për të dëshmuar Kryeministri Edi Rama.

Mësohet se Rama ka kthyer përgjigje pozitive për thirrjen me shkrim për të dhënë dëshminë e tij mbi marrëveshjen që solli zgjidhjen e konfliktit mes shtetit shqiptare dhe kompanisë çeke. 

Seanca do të jetë nesër në orën 11:00. Më herët, ish-Kryeministri Sali Berisha dha dëshminë e tij pasi fillimisht refuzoi të përgjigjej para kryetarit të këtij komisioni, Taulant Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat