Rama: Lasgushi dëshmia e gjallë se të shprehurit e gjuhës shqipe mund të arrijë në nivele hyjnore

Shqipëria

Rama: Lasgushi dëshmia e gjallë se të shprehurit e gjuhës shqipe mund të arrijë në nivele hyjnore

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 21:48
Lasgush Poradeci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rubrikën e tij në Facebook, Amarcord, ka përkujtuar 117 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, Lasgush Poradeci.

“AMARCORD

117 vjet pasi erdhi në këtë botë së bashku me yllin e tij ndriçues, Lasgushi mbetet dëshmia e gjallë se të shprehurit e gjuhës shqipe, në meandrat e një letërsie shkruar “dashurimisht”, mund të arrijë në nivele hyjnore të parrokshme prej mendjeve të zakonshme dhe njëkohësisht të prekshme për të zakonshmit.

Si në një pikturë të famshme të Ëilliam Blake, Lasgushi i madh shfaqet edhe sot si i “Moçmi i Kohërave” i cili e prek fjalën me pendën e tij të magjishme duke e kthyer në shkëndijën e një zjarri yjor”, shkruan kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat