Rama-të moshuarit: Mos vë një tullë se të iku qeleshja

Shqipëria

Rama-të moshuarit: Mos vë një tullë se të iku qeleshja

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 21:17
Kryeministri Edi Rama dhe i moshuari

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë qindra leje legalizimi në Tiranë. Nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, nuk munguan as batutat.

Një i moshuar me qeleshe i tha kryeministrit se dëshironte të bënte një kasolle për të birin, por kryeministri tha se kjo lejohej.

Bashkëbisedimi:

Rama: T’i je nga ato tiransit që nuk ndryshojnë mendje.

I moshuari: Jam nga Kalaja e Dodës (Dibër)

Rama: Aty afër janë!

I moshuari: Shumë faleminderit! Të gjithë qeveritë që kanë ardhur, thoshin i gëzofshi shpiat ky i gëzofshi shpiat ai.

Rama: I gëzofshi shpiat njëri të thoshte!

I moshuari: Si i majti, si djathti i gëzofshi shtëpiat.

Rama: E prisje se nga unë do të merrje lejen?

I moshuari: Po!

Rama: Mos rrej!

I moshuari: Mos rrej ti!

Rama: Mos ia jep votën se do ta shembin…

I moshuari: Është rrit një çun dhe dua t’i bëj një kasolle.

Rama: Merre këtë Eshfref dhe mos vëj një tullë se të iki qeleshja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat