BB: Papunësia tek të rinjtë, në rritje deri në 2014-tën

Shqipëria

BB: Papunësia tek të rinjtë, në rritje deri në 2014-tën

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 12:42
Ilustrim

Papunësia e të rinjve në Shqipëri, ka ardhur në rritje deri në vitin 2014, sipas një studimi të publikuar së fundmi nga Banka Botërore.

Siç, duket nga grafiku i paraqitur, nëse në vitin 1991 përqindja e  të rinjve të papunë në vendin tonë ishte  21.3%, në vitin 2014, ky tregues ka arritur në 29.2%.

Studimi i Bankës Botërore që i referohet vitit 2014 sjell një panoramë të plotë në të gjithë botën se ku është përqindja me papunësinë më ta lartë të të rinjve, që përfshin grupmoshën 15-24 vjeç.

Në këtë renditje Shqipëria është më mirë krahasuar me vendet e rajonit, të cilat e kanë përqindjen e papunësisë tek të rinjtë disa herë më të lartë.

Nisur nga shifrat, përqindjen më të lartë të papunësisë se të rinjve në rajon e ka Bosnje Hercegovina me 57.5%, ndërsa më të ulët Shqipëria, me  29.2%.

Aktualisht sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti I Statistikave për tremujorin e tretë  2016 rezulton që shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës  15-29 vjeç  është 27,4 %.

BANKA BOTERORE, PAPUNESIA TEK TE RINJTE NE SHQIPERI

 (Mosha 15-24 vjeç )

2014                                        29.2%

2013                            28.7%

2012                            28.3%

2011                             27%

2010                             25.8%

BANKA BOTERORE, PAPUNESIA TEK TE RINJTE

(Mosha 15-24 vjeç )

Shqipëria                                 29.2%

Mali i Zi                                   39.5%

Kroacia                                    45.9%

Serbia                                      49.5%

Maqedonia                              50.8%

Greqia                                                 53.9%

Bosnje Hercegovina                57.5%

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat