Sa shpenzojnë shqiptarët për ndërrimin e viteve

Shqipëria

Sa shpenzojnë shqiptarët për ndërrimin e viteve

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 13:49
Ilustrim

Nata e ndërrimit të viteve është një natë që festohet kudo, edhe vendi ynë përfshihet nga grimca gëzimi dhe festimi. Tashmë nuk preferohet më ajo darka tradicionale me përsheshin dhe gjelin e detit, por preferojnë të dalin diku jashtë në ndonjë club apo restorant. Por çfarë ofrohet në rastin e festave të fundvitit? Sa shpenzojnë shqiptarët vetëm në një natë? Në club kryesisht shkojnë të rinj, por tashmë në festat e fundvitit, pas mesnatës nuk ka më dallim moshe. Shumë nga club-et operojnë duke paguar hyrjen e cila mund të jetë 5 mijë lekë të vjetra dhe bashkangjitur ke një pije, e shumë të tjerë hyrjen falas dhe pijen e paguan kur e porosit.

Çmime të tilla mund t’i gjesh në ditë të zakonshme, por në raste festash duket që çmimet janë goxha të kripura. Nëse kontakton me club-e të ndryshme mund të marrësh edhe oferta të ndryshme. Diku mund ta gjesh 1 mijë lekë hyrja, por qytetari është i detyruar që të paguajë për prenotimin e tavolinës 150 mijë lekë të vjetra, e cila përfshin një shishe me alkool. Po ashtu një tjetër club deklaron se vetëm hyrja për festat e fundvitit shkon në 50 euro personi, por me open bar, pra pije pa limit. Diku mund të gjesh hyrjen 2 mijë lekë dhe prenotimi i tavolinës kap të njëjtën shifër. Ky çmim ndahet mes personave që kanë prenotuar tavolinën, e cila mund të jetë 2 apo 4 persona. Megjithatë nata e një feste mund të fillojë në orën 12 të natës dhe të përfundojë në të gdhirë të ditës tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat