Meta: Të përmirësojmë më shumë standardet siç e meritojnë qytetarët shqiptarë

Shqipëria

Meta: Të përmirësojmë më shumë standardet siç e meritojnë qytetarët shqiptarë

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 16:26
Kryetarit, Ilir Meta

Nën kujdesin e Kryetarit, Ilir Meta, Kuvendi i Shqipërisë organizoi një pritje me përfaqësuesit e medias në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit.

Në këtë aktivitet festiv ishin të ftuar drejtues të mediave, botues, analistë dhe gazetarë, të cilët u bënë pjesë e pritjes së organizuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Meta falënderoi të gjithë të pranishmit për bashkëpunimin dhe bëri apel për të përmirësuar edhe më shumë standardet siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.

“Ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe për bashkëpunimin që do të kemi edhe vitin që vjen. Ka qenë një vit në përgjithësi i mirë. Shpresojmë që edhe viti tjetër të jetë akoma më i mirë, më i qëndrueshëm, më pozitiv, pa shumë sfida të cilat nuk po i përmendim, por të gjithë jemi dakord që duhen standarde më të larta kudo. Duhen në politikë, duhen në Parlament padiskutim, sidomos të enjten, por besoj që duhen në media, në komunikim. Dhe të bashkëpunojmë të gjithë për t’i ngritur këto standarde më tej, siç e meriton vendi ynë, siç e meritojnë qytetarët tanë”, – u shpreh Meta, i cili i uroi të pranishmëve një vit sa më të suksesshëm.“Unë do të ngre një shëndet për të gjithë ju, gazetarët, gazetaret,për pronarët, investitorët në media, që ju mbështesin ju. Dhe urojmë që viti 2017 të jetë një vit i suksesshëm për të gjithë vendin, qytetarët tanë. Gëzuar Krishtlindjet. Gëzuar Vitin e Ri”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat