Rama: Kemi bërë shumë, por kemi ende për të bërë

Shqipëria

Rama: Kemi bërë shumë, por kemi ende për të bërë

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 10:51
Edi Rama

Vitin qeverisës e mbyllëm me një paketë solidariteti për ata që janë në nevojë. Kështu tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.

“Në këtë mbledhje të fundit të Asamblesë së PS-së, ne paraqesim bilancin e këtij viti. Kemi bërë shumë, por kemi ende punë për të bërë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se ndihen krenarë për reformat që janë marrë deri tani, pasi sipas tij qeverinë e kanë marrë me një mal borxhesh.

“Kemi shmangur një kolaps financiar, e për këtë na ndihmuan reformat”, tha kryeministri në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat