Bursat për nxënësit dhe studentët, qeveria publikon kriteret se si fitohet

Shqipëria

Bursat për nxënësit dhe studentët, qeveria publikon kriteret se si fitohet

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 08:10
Ilustrim

Qeveria shqiptare ka miratuar një numër të caktuar bursash që do të jepen për vitin e ardhshëm akademik.

Por cilat do të jenë kushtet për të përfituar bursë?

Sipas kriterit ekonomik:

-Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; -Secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; -Personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.  Jashtë kriterit ekonomik:  -Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit. Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë.

Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror. Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Studentët nuk përfitojnë bursë apo humbasin të drejtën e përfitimit në rast se:  -janë ndarë nga trungu familjar; -familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private - vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi - shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese - nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale të tij, të përcaktuar në aktin e hapjes së programit përkatës të studimit.

Studentët që ndjekin studimet në IAL publike në vitet e tjera, pas vitit të parë të studimeve, që nuk kanë përfituar bursë në vitin e parë akademik dhe plotësojnë kriteret e parashikuara, të këtij vendimi, mund të përfitojnë bursë brenda numrit të bursave të planifikuara dhe që administrohen nga institucionet publike të arsimit të lartë.  

Bursa përllogaritet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë (lekë/ditë) dhe paguhet çdo muaj, me kalim në numrin e llogarisë bankare të çdo Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave, për studentët e regjistruar në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2016-2017, është data 31 Janar 2017. Për të gjitha kategoritë tjera të studentëve të regjistruar në vitet e tjera, pas vitit të parë të studimeve në IAL-të publike, është data 30 dhjetor 2016. Për vitet akademike në vijim, afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave për të gjitha kategoritë, për sa më sipër, është jo më vonë se muaji dhjetor i vitit përkatës akademik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat