Shqiptari i dënuar me 13 vjet burg ekstradohet nga Italia

Shqipëria

Shqiptari i dënuar me 13 vjet burg ekstradohet nga Italia

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 20:43
Ilustrim

Interpol Tirana ka zhvilluar një ekstradim në mënyrë të suksesshme gjatë ditës së sotme. Nga Roma është ekstraduar shtetasi Maksim Sota, 40 vjeç nga Fieri.

Kjo gjë ka ndodhur, pasi Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr. 39 datë 06.07.2004 e ka dënuar atë me 13 vjet burg për kryerjen e veprës penale: “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 114/a pika 5 dhe 6 të Kodit Penal.

Shtetasi në fjalë, së bashku me vëllain e tij, R.Sota kanë shfrytëzuar një shtetase për prostitucion në Greqi dhe në Itali, nga viti 1997 deri më 2002. Ka qenë Interpol Tirana, që në bashkëpunim me Interpol Roma kanë bërë të mundur arrestimin e Sotës në Itali dhe dërgimin e tij në Shqipëri, për të vuajtur dënimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat