Basha: Sulmi në Berlin godet rolin lider të Gjermanisë në Evropë

Shqipëria

Basha: Sulmi në Berlin godet rolin lider të Gjermanisë në Evropë

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 15:25
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky mesazh është dërguar për te kancelarja, një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Berlin, ku 12 persona kanë humbur jetën në një akt terrorist. Në letrën dërgur Merkelit, Basha e cilëson ngjarjen e Berlinit të rëndë, duke shprehur ngushëllime për viktimat.

Basha nënvizon se sulmi është bërë për të goditur rolin prej lideri të Gjermanisë në Evropë. “E nderuar zonja kancelare. Me dhimbje dhe indinjatë mësova mbrëmë për sulmin terrorist në Berlin, ku shumë njerëz u vranë e u plagosën rëndë. Agresorët dhe shefat e tyre nuk synonin thjesht të vrisnin njerëz të rastësishëm në një treg të Krishtlindjeve, por të godisnin Gjermaninë në rolin e saj lider në Evropë e më gjerë, për mbrojtjen e vlerave dhe lirive tona”, ka deklaruar kreu demokrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat