PD: Vrasja e një diplomati në detyrë, akt i rëndë

Shqipëria

PD: Vrasja e një diplomati në detyrë, akt i rëndë

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 07:24
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Partia Demokratike në Shqipëri ka reaguar pas ngjarjes se mbrëmshme në Turqi, ku u vra ambasadori rus në këtë shtet.

Partia Demokratike në Shqipëri dënon me ashpërsi vrasjen e ambasadorit rus në Turqi.

“Vrasja e një diplomati në detyrë është një akt i rëndë që cenon thelbësisht atë çfarë kemi më shumë nevojë në këto kohë të veshtira, komunikimin dhe mirëkuptimin mes palëve”, thuhet në reagimin e PD-së.

Partia Demokratike i shpreh ngushëllime familjes së ambasadorit dhe autoriteteve ruse në këto çaste të rënda për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat