Reagon ambasada ruse në Tiranë për vrasjen e shefit të diplomacisë në Turqi

Shqipëria

Reagon ambasada ruse në Tiranë për vrasjen e shefit të diplomacisë në Turqi

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 19:08
Ambasadori rus në Turqi Dimitri Karlov

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar menjëherë duke dënuar ngjarjen e rëndë të në kryeqytetin turk, Ankara, ku u vra me armë zjarri ambasadori rus në këtë vend, Dimitri Karlov

Është zëvendësambasadori rus, Dimitri Kazim, i cili u shpreh se vrasja e ambasadorit Karlov është një ngjarje tragjike.  Ai theksoi se Moska do vijojë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë, ndërsa të dyja vendet bashkërisht po luftojnë ekstremizmin.        

"Vdekja e ambasadorit të Rusisë në Turqi është një ngjarje tragjike. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për marrëdhënie të mira me Turqinë. Si dhe do bashkëpunojmë për të luftuar bashkërisht ekstremizmin e dhunshëm", u shpreh zëvendësambasadori rus në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat