Ambasada Amerikane mesazh falenderimi dhe mirënjohjeje për shqiptarët

Shqipëria

Ambasada Amerikane mesazh falenderimi dhe mirënjohjeje për shqiptarët

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 20:44
Pamje nga videoja

Në prag të festave të fundvitit, stafi i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka zgjedhur të përcjellë një mesazh të veçantë për të gjithë.

Duke shprehur gjërat që pëlqejnë mësë shumti në vendin tonë, nëpërmjet një video stafi i ambasadës falënderon popullin shqiptar për mikpritjen.

Ata vlerësojnë bashkëpunimin, lidhjet e ngushta mes vendeve tona, por edhe mbështetjen në faqen e tyre në Facebook, me pëlqimet, komentet, kritikat dhe përkushtimin që tregojnë

Pra, me pak humor dhe shumë mirënjohje ja kush janë dhjetë gjërat që ata pëlqejnë në Shqipëri, publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës në facebook.

Bashkangjitur me videon, Ambasada shkruan:  Të dashur miq, ky është një mesazh i veçantë falenderimi për të gjithë ju, nga personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Na pëlqeu suksesi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit dhe tifozët kuq e zi
Më pëlqen të mendoj nëse kjo (tundja e kokës majtas-djathtas) do të thotë ‘po’ apo ‘jo’
Raki rushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, raki molle, raki mare.
Të ngjitem në shtigjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve
Perimet dhe frutat e freskëta
Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja?
Nëse mbijetoni në trafikun shqiptar je gati të konkurosh në Formula 1 dhe të mundesh Leëis Hamilton.
Mikpritja e mrekullueshme shqiptare
Dy volume: lartë dhe shumë lartë
Mjaftoni të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat