10 gjërat që amerikanët pëlqejnë më së shumti në Shqipëris

Shqipëria

10 gjërat që amerikanët pëlqejnë më së shumti në Shqipëris

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 12:15
Pamje nga videoja

Amerikanët mund të pëlqejnë mjaft gjëra nga shqiptarët, por kanë preferuar të zgjedhin dhjetë prej tyre.

Stafi i ambasadës amerikane ka dhënë një mesazh të veçantë falenderimi për popullin shqiptar, nëpërmjet një video ku shfaqet i gjithë personeli amerikan.

Ata vlerësojnë bashkëpunimin, lidhjet e ngushta mes vendeve tona, por edhe mbështetjen në faqen e tyre në Facebook, me pëlqimet, komentet, kritikat dhe përkushtimin

Pra, me pak humor dhe shumë mirënjohje ja kush janë dhjetë gjërat e tyre:
1. Na pëlqeu suksesi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit dhe tifozët kuq e zi.

2. Më pëlqen të mendoj nëse kjo (tundja e kokës majtas-djathtas) do të thotë 'po' apo 'jo'

3. Raki rushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, raki molle, raki mare,

4. Të ngjitem në shtegjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve

5. Perimet dhe frutat e freskëta

6. Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja?

7. Nëse mbijetoni në trafikun shqiptar je gati të konkurosh në Formula 1 dhe të mundesh Levvis Hamilton.

8. Mikpritja e mrekullueshme shqiptare

9. Dy volume: lartë dhe shumë lartë

10. Mjaftoni të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat